Vrasja e dyfishtë në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjes dhe të tjerëve

0
590

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Ardian Çapjas, Elvis Bardhit, Klajdi Dokolli dhe Etien Cani, të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012 në Elbasan.

Për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun çështja është e ndarë. Në seancën e kaluar prokurori ka kërkuar bashkimin e çështjes, pasi Çapja konfirmoi nga Dubai që kishte marrë dijeni për seancat në Gjykatën e Posaçme.

Dy prej tyre kërkuan gjykim te shkurtuar, por referuar Kodit qe parashikon burgim të përjetshëm, është e pamundur dhe nuk është pranuar

Ata përballen me akuzën për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babtë e bir), në  gusht të vitit 2012, brenda banesës së tyre në Elbasan.

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Ardian Çapja është arrestuar në mars të këtij viti për vrasjen e  Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012 në Elbasan.

Ardian Çapja, 53 vjeç i konsideruar si kreu i fisit Çapaj, akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.

Ky  i fundit, në atë kohë 35 vjeç, dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjes, në vitin 2012, krim që shënoi nisjen e një sage hakmarrjes mes fiseve në Elbasan që në 16 vite ka shkaktuar disa viktima./OraNews/