Vrasja e dyfishtë në Greqi, policia në kërkimit të autorit: Dyshohet se është arratisur në Shqipëri

0
233

Policia greke është ngritur e gjitha në këmbë për të gjetur shqiptarin e dyshuar në vrasjen 45-vjeçares dhe partnerit të saj farmacist brenda shtëpisë së gruas në Loutraki të dielën e kaluar.

Sipas informacioneve, shqiptari ish-partneri i 45-vjeçares u kontrollua rastësisht nga policia në Agrinio ku ishte me automjetin e tij, para se të vërtetohej se ai dyshohej për vrasje. Mbi të gjitha, kjo është arsyeja pse vlerësohet se ai mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Siç raportuan mediat lokale më herët, trupi i 45-vjeçares u transportua sot në Mykonos, ku nesër të afërmit, vajza e saj dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Varrimi i saj do të mbahet në orën 15.00 pasdite, ndërsa farmacisti 42-vjeçar u varros sot në mesditë, në vendlindjen e tij, shkruan protothems.gr, përcjell abcnews.al.

Dinamika e ngjarjes:

Sipas informacionit, ngjarja filloi pak pas mesnatës së së dielës. Nën rrethana të paqarta, një makinë u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht në orët e para të së sielës, në zonën e Betlehemit të Loutraki.

Autoritetet e Policisë u vunë në kërkimit të pronarit të makinës, që ishte e 45-vjeçares. Sidoqoftë, ata nuk mund të hynin në shtëpinë e saj verore në Flampouros pa urdhër të një prokurori.

Të dielën në mëngjes, një burrë që jetonte pranë shtëpisë së 45-vjeçares pa gjakun që dilte nga dera e saj e përparme dhe njoftoi Policinë.

Kur policia arriti në shtëpinë e 45-vjeçares, ata gjetën derën e mbyllur me një zinxhir dhe një dry. Sipas mediave lokale, oficerët e policisë të AT Loutraki hynë në shtëpinë e 45-vjeçares nga Odesa, Ukrainë, rreth orës 16:15. Gruaja ishte e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Një burrë i cili u konfirmua të ishte një farmacist i mirënjohur me të cilin kishte jetuar kohët e fundit ishte i vdekur pranë saj. Sipas policisë, të dy trupat  kishin marrë goditje të shumta, ndërsa u gjetën plotësisht të zhveshur.

I dyshuar kryesor për vrasjen e tyre është një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të jetë bërë xhelozia. Shqiptari kishte pasur një lidhje me 45-vjeçaren ndërsa kjo e fundit kishte nisur një lidhje të re me farmacistin grek.

Pasi i vrau, autori u largua nga vendi i krimit me makinën e 45-vjeçares dhe më pas i vuri flakën. g.v/abcnews