Vrasja e Egli Progës, Prokuroria Korçës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale

0
2

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe ka dorëzuar dosjen për gjykim. Ngjarja tragjike ndodhi më herët këtë vit, kur Proga u qëllua për vdekje në një ambient të hapur në qytet.

Denis Mece akuzohet për vrasje me dashje të Egli Progës. Ndërsa, tre persona të tjerë përballen me akuza për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së së vërtetës. Ata dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të tillë që kanë mundësuar fshehjen e disa elementeve të hetimeve që do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes

Po ashtu, Prokuroria ka veçuar një hetim të veçantë për veprimet e disa punonjësve të policisë, të cilët mund të kenë pasur lidhje me manipulimin e hetimeve ose nuk kanë kryer detyrat e tyre siç duhet. Hetimet vazhdojnë për këtë pjesë të çështjes.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Pogradecit, ku shumë banorë kanë kërkuar drejtësi për viktimën dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tashmë, dosja është dorëzuar në gjykatë dhe procesi gjyqësor do të vijojë.

 

 

(Balkanweb)