Vrasja e Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erjon Alibej

0
864

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj të pandehurit Erion (alias Andrea) Alibej (alias Dylgjeri).

Ai akuzohet për krimet “vrasja me paramendim” në dëm të Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan dhe “vrasja me paramendim” në dëm të Emiljano Ramazanit më datë 20 korrik në lagjen “28 nëntori” në Elbasan, të dy krimet e kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit “grup i strukturuar kiminal” përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, bashkë me të akuzuarit më parë, Xhulian Hoxha e Euglen Halili.”

GJKKO gjithashtu ka pranuar kërkesën për pushimin e çështjes ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa për shkak se nuk e kanë kryer veprën penale “vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik në Elbasan, dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” duke shuar me këtë rast dhe masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.”