Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij në Elbasan, SPAK dërgon për gjykim Erjon Alibej

0
325

SPAK ka mbyllur hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj duke çuar për gjykim në GJKKO të pandehurin Erion (alias Andrea) Alibej (alias Dylgjeri) i akuzuar se në grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili dhe përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ka kryer krimet:

-Vrasjen me paramendim të Emiljano  Ramazanit me 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan

– Vrasjen me paramendim të Regis Runaj me 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan

Ndërkohë SPAK ka pushuar çështjen ndaj babë e bir në hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa.