Vrasja e Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

0
2

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja.

Burime nga grupi i hetimit konfirmojnë për ABC News se hetimet po ecin në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat.

Të njëjtat burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dy personat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës.

Mësohet se personat e shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët të cilët mendohet të kenë qenë dy persona të tjerë.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të gjejnë prova dhe i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak të angazhimit intesiv të 29-vjecarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak për ekzekutimin e Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policine lokale.

Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbremjes së ditës së hënë, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme./abcnews.al