Vrasja e Everest Çakës në Elbasan, Policia blindon lagjen ku u ekzekutua 41-vjeçari!

0
198

Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, ndërsa deri më tani janë shoqëruar dy persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke ‘blinduar’ lagjen “Skënderbej”, ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçarit Everest Çaka

Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, ndërsa deri më tani janë shoqëruar dy persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kanë qenë të shoqëruar edhe më parë për ngjarjen.

Everest Çaka u ekzekutua me 12 plumba më 11 maj në makinë, në sy të gruas. Çaka mbeti i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur në dorë. Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Për ngjarjen janë marrë në pyetje rreth 25 persona, por ende nuk ka persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Çakës