Vrasja e Fation Bicit/ Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, adoleshentët kthehen në burg

0
2

ykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimet për katër të miturit, që vranë shokun e tyre Fatjon Bici në Gramsh.

Gjykata e Elbasanit dha më 29 prill 2024 vendimin, i cili i dënonte në total adoleshentët me 46 vite burg.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit.

Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij./abcnews.al