Ish-e dashura e Etien Canit, njërit prej të pandehurve në procesin gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Posaçme SPAK, është paraqitur ditën e mërkurë në ambjentet e gjykatës, duke treguar rreth asaj që dinte për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.
Vajza ka sqaruar në seancën e djeshme gjyqësore se ajo hynte dhe dilte në banesën ku qëndronte Gentian Beqiri. Disa herë vinte vetëm dhe disa herë të tjera vinte me të dashurin e saj, Etien Cani.
Ajo është marrë në pyetje duke pohuar se së bashku me Etjenin kanë shkuar dhe kanë qëndruar dhe tek shtëpia e shtetasit Gentian Beqiri, në atë kohë ishtë i paralizuar dhe në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Në deklarim ajo ka shpjeguar se dera ishte gjithmonë mbyllur dhe hapej sapo Etjeni, i binte derës dhe se familjarët e Gentianit nuk e hapnin derën personave të panjohur.
Gjatë dëshmisë vajza ka treguar dhe për ngacmimin seksual e sherrin me SMS me Canin para se të vritej Beqiri.
Mesazhet telefonike janë gjetur në aparatin telefonik “NOKIA”, i sekuestruar në vendin e krimit, pikërisht në banesën ku Nezir dhe Gentian Beqiri, u gjetën të vrarë nga policia.
Të pandehur për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait, Nezir Beqirin, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit 2012 në Elbasan janë Ervis Bardhi, Etien Cani, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli, Olsi Leku dhe Florenc Çapja.
Ora news