Një grua është gjetur e pajetë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” këtë të mërkurë.Identiteti i saj ende nuk është zbuluar, por sikurse raportohet paraprakisht është shtetase e huaj.
Sikurse eshte mësuar viktima dhe një burrë, që dyshohet se ka qenë partneri i saj, kanë marrë me qira apartamentin në datën 19 shkurt. Ata kishin paguar për 10 ditë qëndrimi në banesën ku gruaja u gjet e pajetë.
Ndërkohë, pasi pronarët e shtëpisë kanë vënë re se prej dy ditësh, në banesë nuk hynte dhe nuk dilte askush, kanë njoftuar policinë. Pasi efektivët kanë hyrë në banesë, kanë identifikuar gruan e qëlluar me thikë.
Nuk dihet ende nëse autor i vrasjes së saj ka qenë personi me të cilin ndante qiranë, ndërkohë që priten detaje nga hetimi.