Vrasja e Hekuran Billës te ‘Komuna e Parisit’/ Në pranga një nga autorët e dyshuar! Operacioni në Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin

0
358

TIRANË– Kur kanë kaluar një javë nga ekzekutimi i mafioz i Hekuran Billës, një person është arrestuar si autori kryesor i dyshuar! Nga operacioni i shtrirë në tre qytete, Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin është arritur të vihet në pranga një person, identifikimi i të cilit është bërë i mundur nga kamerat e sigurisë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë.

Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa ka vrarë Prelë Markun, 22-vjeç aso kohe. Për këtë, policia ka shpallur në kërkim për ta marrë në pyetje vëllanë e viktimës, Viktor Marku, pasi nuk u gjet në shtëpi. Për këtë, Autoritetet Shqiptare i kanë dërguar një letër-porosi Anglisë dhe Belgjikës për të mësuar nëse 40-vjeçari kishte ende konflikte të hapura?Si ndodhi ngjarja? Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së enjtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t’iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t’u larguar.

Kush ishte Hekuran Billa? Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”. Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMË X6, në Shqipëri.  Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim. Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ndërkohë mësohet se kishte miqësi dhe me disa personazhe të showbizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.

Shqiptarja.com