VRASJA E MADRIT ULQINAKUT, GJYKATA JEP MASËN “ARREST ME BURG”

0
301

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për 18-vjeçarin Horgito Peqini, që akuzohet për vrasjen e 33-vjeçarit Madrid Ulqinaku.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” caktuar pak ditë më parë ndaj 18 vjeçarit Peqini, dhe Sallufi , për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arma e zjarrit pistolete me një krehër me 6 fishekë në të u gjet pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në shtratin e lumit Shkumbin.

Eiden Dino  u arrestua më 18 gusht 2022 ndërsa me ndihmën e ndërmjetësimit të familjarëve u arrestuan më 22 gusht Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.