Vrasja e Martin Bardhit, makina e autorëve gjendet e djegur në një fshat të Mirditës

0
502

Gjendet e djegur makina që kanë përdorur autorët e vrasjes së Martin Bardhit paraditen e së martës në Rrëshen. Mësohet se makina tip fuoristradë është djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri. 62 vjeçari sapo kishte dalë nga burgu pasi disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi./abcnews.al