Albet Nushi dhe Nikollaq Palla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Ata akuzohen se kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit.
Sipas burimeve nga gjykata ndaj tyre është lënë masa arrest shtëpie.
Nderkohë për mediat Nushi ka thënë se “Nuk jam njohur me masën e sigurisë’.
Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur për shkak të bojkotit të avokatëve apo jo.