Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria jep pretencën, 25 vite burg për Arbër Paplekajn

0
945

Prokuroria ka dhënë pretencën sa i takon Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prill të vitit 2021, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se Pjerin Xhuvani u vra 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.