Sot në Gjykatën e Elbasanit është caktuar të mbahet masa e sigurisë për dy drejtuesit e lartë të policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi.
Ora News zbulohen shkeljet për të cilën akuzohen 6 punonjësit e policisë Elbasan dhe dy zv/drejtorave Albert Nushi e Nikollaq Palla në ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 persona.
Sipas dokumentit policia duhet të kishte kryer menjëherë shoqërimin dhe futjen në furgon të Mehmet Greces, si person i denoncuar nga Arjan Hoxha se po kryente një vepër penale siç ishte blerja e votave
Policia duhet të bënte shoqërimin dhe verifikimin e rastit dhe jo ti lejonte palët të grumbulloheshin dhe te konfliktoheshin me njëri tjetrin.
Mos veprimi i policisë duket qartë si para dhe pas ngjarjes, duke mos kryer asnjë veprim që do të sillte shmangien e përplasjes mes dy grupeve të PD dhe PS në Elbasan.