Policia ka shoqëruar 15 persona ditën e sotme në komisarit, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në mesin e të shoqëruarve, janë kalimtarë dhe banorë të lagjes. Dyshohet se disa prej personave të shoqëruar kanë qenë të përfshirë në konfliktin e djeshëm.
Ndërkohë në Elbasan, ditën e sotme ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 21 prillit në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Si pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 të tjerë. Konkretisht u ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale, Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.
ora news