Policia ka ngritur një helikopter në ajër për kërkimin dhe kapjen e 21-vjeçarit Aldo Rama, i dyshuar si autor i vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha, 44 vjeç, nga qyteti i Pukës.
Kërkimet po vijojnë dhe nga toka nga policia e Lezhës dhe forcat RENEA.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në Ishull Lezhë. Policia thotë se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Ora News mëson se autori ka qenë në automjet dhe policia e ka parë të dyshimtë dhe e ka ndaluar. Sapo Hoxha ka zbritur e ka qëllluar.
Polici i vrarë mësohet se është vëllai i kryetares së gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.