Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë gjykata e shkallës së parë Shkodër ndaj Eduard Kësollës i akuzuar për vrasjen e Prekë Tonajt. Në seancën gjyqësore i pandehuri Kësolla nuk ka folur, por vetëm avokati. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen provat që implikojne 30 vjeçarin si autor të dyshuar të vrasjes.
Ndërsa ka kërkuar një masë me të lehtë pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë prove që implikon 30 vjeçarin në ngjarje. Gjykatësja e çështjes ka caktuar masën e sigurise arrest në burg me afat 35 ditë për të pandehurin Eduard Kësolla.
lajmi në përditësim