Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, “Apeli” lë në burg dy vëllezërit Hasaj

0
2

Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 33-vjeçarin Ramzan Mataj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragoç të Shkodrës mbrëmjen e 4 janarit. Krimi ndodhi për shkak të lidhjes që Ramazan Mataj kishte me motrën e tyre.

Më herët në dëshminë e dhënë për Policinë e Shkodrës, Arjon Hasaj ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj.