Katër persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, janë ndaluar nga policia e kufirit në Muriqan në bashkëpunim me policinë e rendit.
I riu u ekzekutua me armë zjarri më 5 Janar në fshatin Dragoç të Shkodrës. I riu ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur është qëlluar disa herë. Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës.
Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte. Përveç pistës së problemeve personale, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë./abcnews.al