Është dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjec, të cilët ndihmuan për të fshehur provat, duke eliminuar sendet personale , teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë duke i djegur në furrën e picave. Të 31 vjetarit Eraldo Nevruzi i cili u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur, vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe masën e sigurisë arrest në burg. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.