Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura

0
2

Që në orën 09:00 ka nisur seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës në Ulëz të Matit,

Gazetari Enver Doçi raporton se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, por se pritet të zgjasë. Shkak për këtë duket se janë bërë debatet e forta në seancë mes dy të pandehurve dhe prokurorit.

Më parë, dy të arrestuarit kishin deklaruar se ishin në Mat 3-4 ditë më parë, ndërsa nuk kanë pranuar vrasjen. Sipas tyre ishin në zonë për shkak se do të grabisnin disa banesa.