Për disa orë me radhë bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë sot një dëshmi të gjatë për drejtësinë belge.
Konkretisht Alibej, ka dëshmuar përmes një projektori online, i lidhur me një sallë gjyqi në Belgjikë, në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij Arjan Spahiu, në vitin 2020 në lagjen Molenbek.
Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke gërmuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e masakrës në Bradashesh ku u ekzekutua Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë në dhjetor të 2018-ës.
Autoritetet belge kanë vënë nën akuzë për vrasjen e Spahiut, Franc Çopjan dhe disa persona të tjerë.
Dëshmia online për belgët gjatë kësaj të hëne në GJKKO ka zgjatur për rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas parashikimeve ligjore./Ora news


