Këngëtarja Jonida Maliqi ka reaguar e revoltuar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha dy ditë më parë. Në një reagim në rrjete sociale, Maliqi shkruan se drejtësia do të vihet në vend, ndërsa kërkon nga qytetarët të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë… Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.” shkruan Jonida
Dhe moderatorja Fjoralba Ponari dënoi dhunën në protestën e djeshme, teksa tha: ““Klodiani mund të ishte vëllai im, polici mund të ishte vëllai im, policët që gjuheshin sot me gurë po ashtu mund të ishin vëllai im…por jo një protestues që vandalizon. Dhuna nuk është kurrë zgjidhja, dhuna gjeneron vetëm dhunë!“, shtoi ajo./abcnews.al