Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për Lulzim Berishen e Plarent Dervishin, qe tre vite me pare u akuzuan për vrasjen e biznesmenti Vajdin Lame.
SPAK ka kerkuar pushimin e ceshtjes dhe kerkesa do te shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi qe ende nuk ka caktuar daten.
Ne te njëjtën kohë prokuroria ka kerkuar heqjen e mases se arrestit ne burg te caktuar ne mungese për Berishën e Dervishin që vazhdojnë ende te jene ne kerkim si të perfshirë në vrasjen e Lames rreth 20 vite me parë.
SPAK ngriti akuzat pas deshmise së bashkëpunëtorit të drejtesise Luftar Reçi qe tregoi se bomben qe u vendos ne ashensorin ku humbi jeten Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi e montoi me anëtarët e grupit qe jane marre ne hetim. Tashme për vrajen e Lames akuzohen vetem Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri. Nga ana tjeter ndaj Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishi vijon procesi gjyqësor për vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje për të cilën janë marrë të pandehur edhe Indrit Taullai, Indrit Rusi.