Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur misterin e vrasjes së Pëllumb Metës, edhe pse është e bija ajo që deklaron se e ka ekzekutuar, pistë që nga policia dhe prokuroria duket se është e pabesueshme.
Tashmë, një pistë tjetër që po hetohet është dhe ajo e konflikteve pasurore të fëmijëve dhe gruas me viktimën.
Korrespondentja e “Top Channel”, Vali Qyrfyqi, shprehet se në ditët e fundit, ndërsa tre fëmijët ndodhen në burg, nëna e tyre është ndaluar që t’i vizitojë dhe të ketë kontakt me të. Më herët ajo i ka vizituar rregullisht, duke u dërguar ushqim, por tashmë Prokuroria ka vendosur që të mos e lejojë.
Në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera zhvillime nga hetimet, të cilat do të mund të hedhin dritë mbi këtë vrasje makabre dhe plot me mistere.