Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 71 vjeçarit, Abdulla Budlla, nga fshati Hametaq në zonën e Prezës.
I moshuari punonte si taksist pa licencë, duke transportuar fshatarët në zonë.
Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është i mbuluar me kamera sigurie, çka e bën më të vështirë për hetuesit zbardhjen e autorëve të ngjarjes.
“News 24” bën me dije se dyshohet se të moshuarit i është bërë paraprakisht një telefonatë, çka ka dalë nga makina dhe më pas është qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4-5 metrash nga një makinë në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Revani Jaupi. Momentalisht nuk ka një pistë kryesore hetimore për krimin e rëndë
Panorama