Vrasja me dy viktima në Roskovec, shoqërohet në polici djali autorit të krimit dhe disa të tjerë

0
40

Dy persona u vranë me armë zjarri të martën në Roskovec. Ngjarja ndodhi rreth orës 14 e 30 në fshatin Kurjan, ku Altin Kuka qëlloi me automatik ndaj vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, teksa po qëndronin në lokalin e tyre.

Shkak i krimit të rëndë dyshohet të ketë qenë konflikti i një dite më parë mes djalit të autorit me fëmijëve të vëllezërve Kurtaj.

49-vjeçari kishte shkuar të sqarohej për sherrin e të birit, por gjatë debatit qëlloi me breshëri plumbash ndaj bashkëfshatarëve të tij. Pas vrasjes, Kuka u vetëdorëzua në komisariat.

Gjithashtu gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News, se në polici është shoqëruar edhe djali i autorit të krimit dhe disa persona të tjerë, (kushërinj me njëri-tjetrin).

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij krimi të rëndë.

/abcnews.al/