Vrasja me thikë në Maliq, policia jep detajet, ja çfarë ndodhi mes autorit dhe viktimës

0
119

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin që ndodhi në Rëmbec të Maliqit ku një person u qëllua me thikë pas një sherri për motive të dobëta dhe më pas ndërroi jetë.

Autori Velo Hazisllari vrau me thikë fqinjin e tij 60-vjeçar Nesti Sotiri.

Sotiri ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë që edhe autori ndodhet në spitalin e burgut, pasi edhe ai ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.