Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Shëngjin i Vogël, Qafë Mollë. Sipas raportimeve, autoritetet janë duke marrë në pyetje banorët e zonës, ndërsa po hetojnë për çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajmi për vrasjen u raportua në mëngjesin e datës 13 janar nga një komshi i viktimës, i cili e gjeti trupin e pajetë të 81-vjeçarit pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij. Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë, kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.Policia ka siguruar prova të rëndësishme gjatë hetimeve dhe është në rrugën drejt identifikimit të autorit apo autorëve të mundshëm të krimit.