Vrasja në Astir, vihet në pranga shoku i 34 vjeçarit që humbi jetën

0
86

Policia njofton se ka vënë në pranga shokun e 34 vjeçarit Amarildo Hoxhallari, i cili u vra me thikë mbrëmjen e së shtunës në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë, ka rezultuar se ai drejtonte motorin në gjendje të dehur.

“Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.”