Vrasja në Babrru, 40-vjeçari u godit për vdekje me thikë. Zbulohet identiteti i viktimës

0
2

Identifikohet viktima në Babrru, i cili u vra me thikë rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme.

Sipas raportimit të gazetarit Xhuljan Ferzaj ai është Hajdar Ismailgeci 40-vjeç.

Viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi, çka e ka bërë të vështirë deri tani, procesin e identifikimit nga ana e autoriteteve.

Kamëz/Informacion shtesë

 

 

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.

Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.