Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.
Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.


