Vrasja në Gjirokastër, djali i viktimës : Konflikti për kullotat, autori problematik

0
309

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Gjirokastër.

Janaq Koleta që është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij ka folur dhënë dëshminë përpara grupit hetimor.

Më tej ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku është mësuar se ka qëlluar viktimën me sende të forta pas kokës.

Konflikti ka ndodhur për ndarjen e kullotave dhe bagëtitë në fshat.se autori ka qenë problematik për të gjithë fshatin.Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit. Konfliktet kanë nisur më herët se ai që e vrau problematik ka qenë gjithmonë me të gjithë. Babai ndodhet në morg tani, është 60 vjec”, thotë ai.

Ndërkohë gruaja e autorit është përpjekur të fshehë krimin. Ajo është përpjekur ti japë ndihmën e parë duke u justifikuar se 60 vjecari mund të jetë rrëzuar.

Abc

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Andrea Xhavara, 60 vjec mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me sende të forta nga Janaq Koleta. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.  /abcnews.al