Vrasja në Klinë, Prokuroria e Pejës aktivizon dronë për kapjen e Frrokut

0
176

Dy ditë pas vrasjes në Klinë, në Kosovë, personi që dyshohet se kreu këtë vepër penale, Tush Frroku vazhdon të jetë në arrati.

Policia ra në gjurmët e tij deri në fshatin e lindjes, Kosh të Istogut, ku edhe i dyshuari la makinën që ia mori një qytetari nën kërcënim të armës.

Për gjetjen e tij, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët duke e publikuar edhe fotografinë e tij, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka angazhuar edhe dronë, transmeton ATV.

Motivet e vrasjes, sipas Policisë, ende nuk dihen. Viktima dhe i dyshuari ishin familjarë.

Lokali në qendër të Klinës ku ndodhi rasti ishte i mbyllur të martën.

Rreth orës 16:40, të hënën, dyshohet se 48-vjeçari Frrokaj pasi futet në lokal, gjuan me armë në drejtim të viktimës dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk kishe arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e A.P. u konstatua në Spitalin e Pejës.