Vrasja në Tiranë/ Burime: Dyshohet se vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një person disa vite më parë

0
2

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti, në rrugën “Shën Stefani”, në Tiranë. 48-vjeçari është vrarë me armë zjarri.  viktima është Lulzim Visha. Nga informacionet paraprake 48-vjeçari ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është vrarë, ndërsa pista kryesore e hetimeve është hasmëria.

Burime  thanë se dyshohet se vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një person disa vite më parë.

Sipas të dhënave paraprake viktima është vëllai i Besnik Vishës. Më 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Ndërkohë shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/abcnews.al/