Identifikohet njëri prej vrasësve të Bujar Çelës. Nuredin Dumani, 37 vjeç është shoku i ngushtë i Klevis Kapllanit i cili u vra në Rrogozhine ishte në kërkim prej një viti për krime të tjera.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin e dytë për 37-vjeçarin i cili ishte në kërkim për vrasje të tjera.
Tashmë ai është shpallur në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.
Njoftimi i plotë i policisë
Elbasan
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,
Shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijon…
I akuzuar për vrasjen e vëllait të bashkëpunëtorit të tij/ Kush është Nuredin Dumani, tutori që martohej me vajzat dhe i trafikonte për prostitutë
Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.
Shqiptarja