Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës.
Dyshohet se një 51-vjeçar me inicialet A. I, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas ai ka tentuar që të dëmtojë edhe veten, por është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
”Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
ora tv