Një vrasje ka ndodhur paraditen e së martës, 8 qershor në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Mësohet se një 45 vjeçar ka mbetur i vdekur. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Policia nuk e ka bërë ende të ditur se cili ka qenë shkaku i konfliktit midis dy personave.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor njofton se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasani flash