Vrasjet në Elbasan/Me Çollakun dhe Bitrin ishte edhe një tjetër person. Ja pse u fsheh nga policia

0
778

Detaje të reja mesohen nga ekzekutimi i Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit . Burime bëjnë me dije se bashkë me viktimat ka qenë dhe një person i tretë i cili ka marrë një plumb pranw veshit. Për arsye sigurie ky person është marrë në mbrojtje nga policia , ndaj dhe nuk është dhënë detaj për prezencwn e tij. Paraprakisht thuhet se objektivi nuk ka qenë ai por dy miqtë Collaku dhe Bitri. Sipas njerit prej dëshmitarëve në vendngjarje mjeti tip “volvo” ka studiuar njëherë zonwn. Pasi ka hyrë në hapësirën mes servisit dhe karburantit ka hyrë ne brendesi të lavazhit dhe pasi është kthyer dy persona kanë dal nga mjeti dhe kanw nisur të qëllojnë mbi tre shtetasit , ndersa personi i tretë qëndronte në timon. Ata kanw qenë te veshur me rroba të zeza dhe paruke, cka e bwn të vështirë identifikimin nga policia ndonëse kjo e fundit ka sekuestruar pamjet filmike në zonw. Duke parë vendin e ngjarjes dyshohet se bëhet fjalë për vrasës me pagesë , pasi precizioni i goditjeve ka qenë i saktë . Lulzim Bitri ka marrë dy plumba nje pas shpine një në kokë ndersa Ardian Çollaku ka marrë vetëm një plumb në kokë.