Gjykata e Posaçme ka hapur procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për dy vrasje në Elbasan, Erion Alibej, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili, i penduar i drejtësisë, të gjithë të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, korrikun e vitit 2020.
Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre eshtë Erion Alibej, i cili ka urdhëruar ngjarjen pas dyshimeve se viktimat ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në maskarën e Bradasheshit.
SPAK kërkoi në gjykatë pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden bullet”. Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale.
etë Alibej pretendoj se nuk ka lidhje me asnjë nga ngjarjet për të cilat akuzohet. Mbrojtësit e tij pretenduan se i penduari Euglen Halili është dhunuar në ambinetet e policisë për të bërë deklarime te tilla që të implikojnë Alibejn.
Prokurori i çështjes Behar Dibra deklaroi se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga dëshmitari Euglen Halili.
Sipas rrëfimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha kishin rolin e informatorëve të Erjon Alibejt. Ai ka treguar se për çdo informacion paguhej prej tij 20 deri në 30 mije leke. Halili thote se nuk ka dijeni për atentatorin por nisur nga deklarata e Nuredin Dumanit ka qënë Erjon Alibej porositesi i atentatit.
