Vrasjet seri nga vëllezërit “Çopja”, në gjykatën e posaçme pritet masa për të arrestuarit me urdhër të SPAK

0
118

Prokuroria e Posaçme ka hedhur dritë mbi një seri vrasjesh e atentatesh që kanë si motiv përplasjen e vëllezërve Çopja me të arrestuarin Erjon Alibej.

në gjykatën e posaçme pritet masa për të arrestuarit me urdhër të SPAK.

“Bëhet fjalë për disa ngjarje të ndodhur në Berat, Elbasan apo edhe grabitja e famshme në pistën e aeroportin e Rinasit, nga hetimet e Prokurorisë anëtarët e fisit Çopja cilësohen si drejtuesit që kanë kryer atentate, sigurim kushte. Janë 23 ngjarje të zbardhura. Është një operacion i nisur nga Prokuroria e Posaçme. Edhe përgjimet nga aplikacioni Sky Ecc e ka çuar sapk në zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Për të gjitha këto SPAK ka bërë përgjegjës të paktën 33 persona, ku ditën e sotme pritet të komunikohet masa e sigurisë. Mes tyre është dhe ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetau, të cilës i është komunikuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’”