Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij.
BalkanWeb ka siguruar pamjet që autori ka postuar në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë.
Ai ka pozuar me thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit, ndërsa në një foto tjetër duket edhe dora e tij e fashuar, pasi sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili dhe është arrestuar, është dëmtuar edhe vetë gjatë konfliktit.