Vrau babain e tij me tritol në Selenicë, Gjykata lë në burg 23-vjeçarin

0
91

Është lënë në masën me “Arrest me burg” 23 vjeçari Mato Glluçaj i cili vrau babanë e tij në fshatin Gjormë të Selenicës. Mato Gllucaj  kishte vënë tritol në sobën me gaz dhe në momentin që babai i tij doli në oborr soba shpërtheu çka solli vdekjen e Durmish Gllucaj, 56 vjeç.

Një ditë më pas policia zbardhi ngjarjen dhe rezultoi se 23 vjeçari kishte kryer shpërthim të telekomanduar ndaj të atit të tij. Ai kallëzoi në polici se babai e rrihte dhe prandaj vuri tritolin ndaj tij.

Sot Gjykata caktoi masën e arrestit me burg. Mirëpo Mato Gllucaj nuk ka treguar se ku e kishte gjetur arsenalin e armëve. Në banesë atij iu gjetën pushkë, fishekë, granata dhe radio policie.