Vrau dhe hëngri studenten holandeze por s’u burgos kurrë, vdes në moshën 73-vjeçare ‘Kanibali Kobe’

0
98

Issei Sagawa, një vrasës japonez i njohur si ‘Kanibali Kobe’ që vrau dhe hëngri një studente holandeze, por nuk u burgos kurrë, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Sagawa vdiq nga pneumonia më 24 nëntor konfirmuan vëllai i tij më i vogël dhe një mik.

Në vitin 1981, Sagawa po studionte në Paris kur ftoi studenten holandeze Renee Hartevelt në shtëpinë e tij.

Ai e qëlloi atë në qafë, e përdhunoi dhe më pas konsumoi pjesë të trupit të saj gjatë disa ditëve.

Sagawa më pas u përpoq të hidhte mbetjet e saj në parkun Bois de Boulogne dhe u arrestua disa ditë më vonë, duke rrëfyer krimin e tij në polici.

Por në vitin 1983 ai u konsiderua i papërshtatshëm për gjykim nga ekspertët mjekësorë francezë dhe fillimisht u mbajt në një institucion psikiatrik përpara se të deportohej në Japoni në 1984.

Familja e Hartevelt u zotua në atë kohë të nxiste që Sagawa të ndiqej penalisht në Japoni, në mënyrë që “vrasësi të mos lirohej kurrë”.

Vrau dhe hëngri studenten holandeze por s'u burgos kurrë, vdes

Por me ardhjen e tij, ai u gjykua i arsyeshëm nga autoritetet japoneze, të cilat vendosën se problemi i vetëm i Sagawa ishte një ‘anomali karakteri’ dhe se ai nuk kërkonte shtrimin në spital.

Autoritetet japoneze nuk ishin në gjendje të merrnin dosjet e tij të çështjes nga homologët e tyre francezë, të cilët e konsideruan çështjen të mbyllur, duke e lënë vrasësin të lirë.

Vrau dhe hëngri studenten holandeze por s'u burgos kurrë, vdes

Sagawa nuk e fshehu krimin e tij dhe e kapitalizoi famën e tij, me një kujtim të ngjashëm me romanin të titulluar “Në mjegull” në të cilin ai kujtoi vrasjen me detaje.

Vrasja ishte gjithashtu temë e romancierit japonez Juro Kara “Letra nga Sagawa-kun”, e cila fitoi çmimin më prestigjioz letrar të vendit në 1982.

Pavarësisht detajeve të tmerrshme të vrasjes dhe mungesës së pendimit të tij, Sagaëa fitoi një nivel fame dhe jepte rregullisht intervista për mediat vendase dhe ndërkombëtare në vitet pas kthimit të tij, shkruan Daily Mail.

Vrau dhe hëngri studenten holandeze por s'u burgos kurrë, vdes Vrau dhe hëngri studenten holandeze por s'u burgos kurrë, vdes