Policia e Durrësit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Fatjon Janina, i cili dyshohet se masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 13 të qytetit, mbrëmjen e së hënës.
Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme./abcnews.al