Vrau djalin, zbardhet dëshmia e babait 74-vjeçar: Më talli në tavolinën e bukës dhe u acarova, si e godita me thikë

0
3

Është zbardhur dëshminë e plotë të babait 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, i cili vrau djalin e tij, Asim Gjonin mbrëmjen e së shtunës.

Ai është shprehur para grupit hetimor se:

“Djali im Asimi më tallet prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova i ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit dhe ai dhe më qëlloi ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe i ngrita mora thikën dhe e godita djalin”.

Kjo deklaratë është marrë pas stabilizimit të gjendjes se 74-vjeçarit, mëngjesin e së dielës