Vrau dy motrat në shtëpi, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

0
120

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë, informon Ora News.

Ademi zbrazi të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.