Policia e Lezhës ka lokalizuar vendodhjen e 21-vjeçarit Aldio Rama, i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të oficerit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç.
Ora News mëson se është rrethuar gjithë zona e lagunës së Kune-Vainit në Ishull Lezhë.
Mësohet se lokalizimi i tij u bë pasi ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit që po kontrollonte për vendodhjen e tij.
Në operacion janë dhe drejtuesit më të lartë të policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.
Janë ndaluar dhe dy persona të tjerë që mendohet të kenë qenë në automjet me autorin e dyshuar të vrasjes.